Live

Kurti për materialin arkivor të mbajtur nga komunat paralele: Mund të përdoret për qëllime hulumtuese

11:19 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se materiali arkivor i cili është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit mund të përdoret për qëllime hulumtuese.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se transferimi i materialit arkivor në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, është rezultat i bashkëpunimit efikas të këtij institucioni me Policinë e Kosovës.

Bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Materiali arkivor që në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000, e që për gjithë këto vite është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese”, shkroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...