Live

Gërvalla për Sarrazin: Gabim që na bëri presion përmes mediave në Prishtinë, ne s’jemi koloni e askujt

21:52 / 13 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schëarz, në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur ndonjë paralajmërim nga Gjermania në lidhje me Procesin e Berlinit, kjo pasi u përfol për përjashtimin e mundshëm të vendit. Madje, sipas saj, emisari gjerman, Manuel Sarrazin “e ka borxh” të tregojë nëse qasja e shtetit që ai përfaqëson ka ndërruar.

Duke folur në një intervistë dhënë së fundi, kryediplomatja Gërvalla paralajmërimet e fundit i ka quajtur “supozime”:

“Procesi i Berlinit dhe Manuel Sarrazin, është pikërisht personi që në emër të Procesit të Berlinit negocion me ne, ka nisur duke e trajtuar Kosovën në çdo mekanizëm si të barabartë me shtetet e tjera të rajonit. Nëse ka ndrruar kjo qasje, Manuel Sarrazin i ka borxh Kosovës të tregoj që ka ndryshuar, që Gjermania nuk po e trajtojka më të barabartë…Po tani, janë të lodhshme supozime cka nese, sepse supozimi cka nese kjo rezulton të jetë…”.

Kryediplomatja e cilësoi si “të ngutshme” dhe “gabim të madh” paraqitjen e emisarit Sarrazin në mediat vendore, prej ku sipas saj, “bëri presion ndaj Qeverisë”, transmeton Nacionale.

Veç kësaj, ajo pati edhe një mesazh tjetër: “Kosova nuk është koloni e askujt”.

“Supozim është se procesi është në vazhdim e sipër, nuk ka përfunduar, është e ngutshme që Manuel Sarrazin në Prishtinë, në media të japë deklarata që shihen si presion ndaj njërës palë, është gabim i madh, nuk është qasja që krijon partneritet, sepse Kosova nuk është koloni e askujt, absolutisht s’është koloni e askujt, është e qytetarëve të saj, e fituar me shumë gjak e djersë.” – tha Gërvalla në “DPT të Fidani”.

Në fund sa i përket kësaj çëshje, Gërvalla tha se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar:

“Procesi vazhdon, ne do të luftojmë deri në momentin e fundit, që Kosova të jetë shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Nuk kemi asnjë njoftim zyrtar që paska ndërruar qëndrimi i Gjermanisë. Po të më pyesni mua jam e sigurt që nuk ka një ndryshim tillë, e pse ai shfrytëzon studio televizive për të bërë presion ndaj Qeverisë, duhet t’ia bëni pyetjen atij”.

Çka tha emisari Sarrazin?

Tashmë është bërë e ditur se Gjermania po kërkon kompromis nga Kosova. Si inicuese e Procesit të Berlinit ajo ka kërkuar nga Kosova që të heq ndalesën ndaj mallrave serbe, e vendosur pas rrëmbimit të tre policëve vitin e kaluar nga ana e Serbisë, dhe në këmbim të kësaj, t’i ofrojë vendit që ta heq UNMIK-un si përfaqësues në CEFTA.

Në një intervistë për Kohën, Sarrazin pati një mesazh të qartë për Qeverinë e Kosovës.

Tash ne kemi parimin kryesor në Bashkimin Evropian dhe tash veç mund ta bllokosh veten dhe më duhet t’ia shpjegoj këtu Qeverisë së Kosovës se do të vazhdojmë me marrëveshje për këto çështje, lidhur me tregun e lirë të përbashkët, edhe pa Kosovën nëse është e domosdoshme. Ky është mesazhi im i sotëm” – kishte thënë ai.

Çka tha presidentja Osmani?

“Kërcënimi ekziston” – tha presidentja – kur u pyet nga Jeta Xharra se “a e ekziton kërcënimi me përjashtim të Kosovës nga Procesi i Berlinit”.

Sa i përket kërkesës së shtetit gjerman, Osmani konfirmoi se detajet i ka marrë vesh nga emisari Sarrazin, e jo nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria duhet të konsultoj Presidenten për çështjet e punëve të jashtme, se kanë bërë këtë. Sarrazini e ka shtruar këtë temë në takim me mua. Qeveria nuk më ka konsultuar.” – ka thënë Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua