Live

Arrestohen dy persona në Gjakovë, sulmuan fizikisht dy të tjerë dhe gjujtën me armë në ajër

11:06 / 15 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë në Gjakovë.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar; tri pistoleta, shtatë fishekë të cal.9×19, një pushkë ajrore, një karikatorë dhe një gëzhojë.”

Raporti i plotë:

PËRDORIM I ARMËS / ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gjakovë 12.09.2024-12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar si dhe njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar; tri pistoleta, shtatë fishekë të cal.9×19, një pushkë ajrore, një karikatorë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua