Sot (17.9.2024), në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ngjarjen lansuese të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Qendra e Ekselencës funksionalizohet sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.