Live

Ministri i Jashtëm estonez ia kujton Gjuriqit afërsinë me Putinin

11:01 / 17 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, ka tjeksuar se ia ka kujtuar ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriqot, afërsinë e shtetit të tij me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin.

Ministri estonez ka theksuar se është i papranueshëm shtrëngimi i duarve me kriminel lufte. 

Në një njoftimin për pritjen që i bëri Gjuriqit, Tsahkna ka thënë se ia ka shprehur edhe përkrahjen për dialogun Kosovë-Serbi drejt paqes.

“E kam pritur Marko Gjuriqin dhe kam theksuar se: është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës; Serbia si kandidate për BE pritet të përshtatë politikat me BE-në; Unë e përkrah dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës drejt paqes”, ka shkruar Tsahkna në X.

Shpërndaje në

U Kopjua