Live

“Krejt dhe drejt humnerës”, Miftaraj shkruan për politikën e jashtme të Qeverisë Kurti

21:45 / 18 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ehat Miftarj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka përmendur rezultatet negative të Qeverisë Kurti në politikën e jashtme.

“Krejt dhe drejt humnerës”, ka shkruar Miftaraj duke përmendur faktin se Hungaria nuk do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Po ashtu përmendi deklaratën e kryediplomates së Gjermanisë se Marrëveshja e CEFTA mund të kalojë edhe pa Kosovën.

Miftaraj tha se duket se në Bruksel është diskutuar me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq dhe NATO’n për hapjen e urës së ibrit.

Po ashtu tha se është nënshkruar vendimi që iu jep liri të lëvizjes në zonën schengen qytetarëve serbë në Kosovë të cilët funksionojnë me pasaporta të Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua