Live

Emrat | Këta janë të arrestuarit për fajde në Prishtinë

13:54 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Aksioni i realizuar mëngjesin e sotëm nga Policia dhe Prokuroria përfundoi me arrestimin e katër të dyshuarve për ‘fajde’ dhe ‘organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’’.

Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se personat e arrestuar janë: Sevdim Abazi, Altin Abazi.Artur Gërbeshi dhe Eduard Gërbeshi

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.

Katër personave të dyshuar A. A., S. A., E. G. dhe A. G., pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Në vijim gjeni videolinkun lidhur me operacionin policor të realizuar sot nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore:

Shpërndaje në

U Kopjua