Live

Policia në Ferizaj gjobit një 26-vjeçare, tejkaloi veturat në “zebra”, rrezikoi këmbësorët

14:59 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia në Gjilan ka gjobitur një 26-vjeçare e cila ka tejkaluar veturat në vendkalimin e këmbësorëve duke i rrezikuar këta të fundit, shkruan Reporteri.net.

Ndaj saj është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe heqje e patent shoferit për tre muaj.

Gjobë ndaj shoferit që bëri tejkalim në vend të ndaluar në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 18.09.2024 rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë nga qytetarët se në rrugën ’’ Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj një shofere e veturës Renault ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.

Policia e ka identifikuar shoferen R.H (F/K) e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Shpërndaje në

U Kopjua