Live

Dejona Mihali në Prokurorinë Speciale, raportohet se po intervistohet për dy raste të korrupsionit

10:26 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.

Siç po raportohet, ajo po intervistohet për dy raste të korrupsionit.

Mihali ndër të tjera, është duke u intervistuar në lidhje me rastin për dyshimet për korrupsion në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku i përfshirë është ish kryeshefi, Nagip Krasniqi.

Rasti tjetër është ai i kryeshefit aktual të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Prokuroria Speciale.

Shpërndaje në

U Kopjua