Live

Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Liban nuk u shitën nga Bullgaria

10:59 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxherë të llojit që shpërthyen të martën në Liban dhe Siri.

Për më tepër, kompania bullgare “Norta Global Ltd”, që paraprakisht ishte raportuar se kishte marrë pjesë në zinxhirin e shitjes së pejxherëve, nuk ka kryer asnjë transaksion të shitjes, nën juridiksionin e Bullgarisë.

Kështu njoftoi më 20 shtator Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Bullgarisë (DANS). Në njoftim u tha se deri në këtë përfundim agjencia erdhi pas një hetimi të përbashkët që kreu me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrinë e Brendshme dhe Doganat.

Lajmi për gjetjet e hetimit të DANS-it vjen vetëm një ditë pasi kjo agjenci njoftoi se po niste një hetim të tillë.

Po ashtu, njoftimi vjen pasi mijëra pejxherë të përdorur nga Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – duke vrarë 12 persona. Më pas, media hungareze Telex raportoi se kompania bullgare, “Norta Global Ltd”, i bleu pejxherët nga Tajvani dhe më pas ia shiti Hezbollahut.

Teksa SHBA-ja e konsideron organizatë terroriste Hezbollahun, Bashkimi Evropian e konsideron vetëm krahun e Hezbollahut si terrorist, por jo edhe degën e tij politike.

Tani DANS-i raporton se inspektimi i tij ka vërtetuar “në mënyrë të padiskutueshme se asnjë pajisje komunikimi që korrespondon me ato që shpërthyen më 17 shtator në Liban në Siri nuk ishin importuar, eksportuar apo prodhuar në Bullgari”./rel

Shpërndaje në

U Kopjua