Live

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

11:37 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai e ka ndërlidhur intervistimin e saj me “mafinë energjetike”, duke thënë se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë, raporton Kosovalive.net.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua