Live

Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, SHKK njofton për rastin

15:05 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur me inicialet J.I, i lindur në vitin 1946, raporton Express.

Në njoftimin e SHKK thuhet se për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua