Live

Kajtazi: Dejona Mihali udhëheq “shërbimin informativ”, udhëheq punët e pista të Albin Kurtit

16:19 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Dejona Mihali është shefe e strukturave paralele të Vetëvendosjes brenda shtetit të Kosovës.

Duke e komentuar intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ai ka thënë se ajo udhëheq “shërbimin informativ” në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se nuk ndodh asgjë në shtetin e Kosovës pa dijeninë e saj.

“Sot prokuroret e Prokurorise Speciale nuk e kane marre ne pyetje nje individ te quajtur Dejona Mihali. Sot Prokuroria Speciale ka marre ne pyetje shefen e strukturave paralele te Vetevendosjes brenda shtetit te Kosoves. Ajo, udheheq “sherbimin informativ”. Udheheq punet e pista te Albin Kurtit. Udheheq krimin e organizuar. Te gjitha i ben me dijeni dhe urdher te Albin Kurtit. Dejona Mihali, eshte fytyra e vertete e Qeverise Kurti. Kurrgje nuk ndodh ne kete shtet te udhehequr nga Kurti pa urdherin e saj”, ka shkruar ai, duke përmendur ndikimin e saj në emrimet e njerëzve në pozitat të larta.

“Asnje zyrtar publik i larte nuk zgjedhet apo emerohet pa kaluar neper “filtrat e pershtatshmerise dhe lojalitetit” te saj. Nuk ka zyre shteterore qe VV nuk e ka derguar nje person “per te degjuar dhe pare” se çfare punojne nepunesit. Kjo eshte nentoke. Eshte spiunazh. Eshte diktature ne ngritje. Por jo. Nuk kane me ia dale. Kane me shku ne burg per te gjitha te keqijat qe po i bejne vendit dhe popullit. Dejona eshte masha e Kurtit. Shihemi ne hetime e gjykime tjera!”, ka shkruar Kajtazi.

Shpërndaje në

U Kopjua