Live

Basha njofton për dy takime publike të Kurtit dhe Gërvallës në ShBA, por e heq një detaj pas disa minutash

19:17 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dimal Basha të premtën njoftoi për një vizitë të kryeministrit Albin Kurti e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes tjerash, ai aty bëri me dije se do të marrin pjesë në dy tubime publike të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithatë, më vonë, Basha shihet se ka ndryshuar postimin e tij, duke thënë vetëm se “do të marrin pjesë në dy tubime publike në ShBA”.

Deputeti i VV-së shihet se ka larguar pjesën ku thuhet se të njëjtat janë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Vlen të theksohet se në ShBA po qëndron edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Shpërndaje në

U Kopjua