Live

Haradinaj në Stubëll flet për Rugovën: Mes fjalëve dhe veprave të tij s’ka pasë ndryshim

12:29 / 21 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.

Haradinaj ka thënë se ky manifestim organizohet në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit.

“Sot në Stubëll të Vitisë, në djepin e arsimit shqip në Kosovë, në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i cili organizohet për 35 vjet me radhë në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se edicioni i sivjetmë i dedikohet presidentit Ibrahim Rugova për të cilin pati disa lëvdata.

“Në edicionin e sivjetmë, i cili i dedikohet Presidentit Ibrahim Rugova, theksova vizionin e tij për Kosovën, që me drejtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me SHBA”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se “mes fjalëve dhe veprave të tij s’ka pasë ndryshim”.

Shpërndaje në

U Kopjua