Live

Laboratori i drogës në Prishtinë, Antidroga jep detaje për aksionin

14:17 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia del me komunikatë për laboratorin e drogës në Prishtinë: Zhvilluam hetime dhjetë mujore

Një laborator i drogës është goditur dhe shkatërruar në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës, përnes një komunikate në Facebook.

Në këtë laborator dyshohet të jenë përpunuar llojet e drogës kokainë dhe heroinë.

Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator””, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Antidroga e Policisë së Kosovës zbulon edhe një laborator të dyshuar për përpunimin e heroinës dhe kokainës

Prishtinë, më 22 shtator 2024

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik po vazhdon punën e saj me intensitet të madh në parandalimin dhe luftimin abuzimit me substanca narkotik.

Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator”.

Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit.

Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që në të mirën e përgjithshme për çfarëdo informate të rëndësishme që posedojnë në funksion të luftimit të dukurive negative të ndihmojnë Policinë e Kosovës dhe ofrojnë bashkëpunim.

Shpërndaje në

U Kopjua