Live

“Për ta më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta”, Memli Krasniqi kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

15:02 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar veprën e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në 26-vjetorin e rënies së tyre, si dhe bashkëluftëtarët e tyre.

“Sot, në 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka”.

Krasniqi shkroi që Fehmiu dhe Xheva kishin lidhur fatin e tyre personal me atë të Kosovës.

“Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës. Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua