Live

Rama: Frika për të ardhmen po rritet kudo

20:02 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se frika për të ardhmen po rritet kudo.

Në fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuar, në Samitin për të Ardhmen ai ka thënë se OKB nuk ka arritur të përmbushë shpresat për popujt

“ Popujt e botës vazhdojnë të besojnë në një të ardhme më të mirë. dyshoj seriozisht për këtë. Duhet të kemi kurajën të pranojmë se së fundmi, veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë. Herë pas here OKB nuk ka arritur të përmbush shpresat te ne popujt dhe frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në lindje vë perëndim, në veri e në jug, ndërsa krizat bien te ne. Këto kriza kanë shkatërruar terrenin e përbashkët, na kanë përçarë më tej, e megjithatë ne kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se lufta në Ukrainë ka vë në pikëpyetje ekzistncën e njerërzimit pasi po bëhet kërcënim me armë bërthamore.

“…një luftë e re ka vënë në pikëpyetje deri te ekzistenca e njerëzimit, pasi po bëhen kërcënime me armë bërthamore. Bota ka ndryshuar që nga koha kur Kombet e Bashkuara janë themeluar. Duket se kemi humbur arsyen e pastër se pse ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Tashmë askush nuk është i sigurt. Sfidat tona janë të ndërlidhura, nëse nuk përballemi me to nga një rend shumëpalësh do të dështojmë”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua