Live

Thertorja publike e Prishtinës zor që të ndërtohet, sa rishqyrtohet sa shkon në OSHP

12:09 / 23 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Komuna e Prishtinës në shtator të 2023-ës kishte njoftuar për hapjen e tenderit për Ndërtimin e thertorës publike në vlerë 3,5 milionë euro, ku ishte anuluar me 13 dhjetor 2023 pasi që sipas Komunës së Prishtinës anulimi i këtij projekti ka ardhur pasi asnjëri nga katër tenderuesit nuk ishin përgjegjshëm, njofton Kosovalive.net.

Njoftimi i hapjes së tenderit:

Sipas dosjes, vlera e parashikuar për këtë tender ishte planifikuar të ndahet për tri vite: Buxheti për vitin 2023- 1.400.000.00, Buxheti për Vitin 2024 – 1.100.000.000 dhe Buxheti për Vitin 2025 – 1.000.000.000 euro.

Vlera e parashikuar për këtë tender:

Katër Operator Ekonomik kishin aplikuar për këtë tender. Sipas vendimit për anulim thuhet se asnjeri nga këto kompani nuk kanë qenë ofrues të përgjegjshëm.

Me cilën datë shkoi në OSHP ky tender?

Tenderi për Ndërtimin e thertorës publike në Prishtinë ka shkuar në OSHP me datën 20.09.2024 pasi që ishte pezulluar aktiviteti me nr.prokourimi 616-23-7388-5-1-1, njofton Kosovalive.net.

OE ‘Limit Project SH.P.K’, kishte paraqitur kërkesë për rishqyrtim kundër njoftimit mbi vendimin e datës 23.08.2024 me aktivitetin e Ndërtimit të thertores publike me nr. prokurimi 616-23-7388-5-1-1, por me 03.09.2024 ishte pezulluar kërkesa për rishqyrtim ndaj OE ‘Limit Project SH.P.K’, dhe ishte autorizuar Komuna e Prishtinës që të vazhdoj me aktivitetin e prokurimit të përcaktuar si në pikën I të këtij vendimi.

Një ashtu në të njejten kërkesë për rishqyrtim nga OE ‘CONSTRUMAX SHPK’ lidhur me arsyet si eleminues të koncersiumit ishin bërë pa arsye të vleshme.

Shpërndaje në

U Kopjua