Live

“Opozitë e mjerimit”, deputeti i VV-së nuk i kursen kundërshtarët

14:09 / 23 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, nuk i ka kursyer kritikat në adresë të kundërshtarëve politikë, të cilët i quan opozitë e mjerimit.

Duke iu referuar deklaratave të opozitës lidhur me izolimin e Kosovës dhe prishjen e marrëdhënieve me ndërkombëtarët, Bajqinovci thotë se opozita nuk ka ide e as vizion dhe se krejtë çka ajo ofron është vetëm frika.

“Opozita e mjerimit vazhdon të bëjë të vetmen ofertë për popullin: “na prishën me ndërkombëtarët, na izoluan dhe po bëjnë terror mbi serbët në veri.” Kjo është çka ofron opozita në Kosovë – asnjë ide, asnjë vizion dhe vetëm frikë. Ne, nga ana tjetër po punojmë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët!”, ka shkruar Bajqinovci në facebook

Shpërndaje në

U Kopjua