Live

Vazhdon mbështetja e ICITAP-it për SHKK-në

19:47 / 23 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, priti në takim znj. Heather Rauch, Asistent Drejtoreshë për Programe Globale në ICITAP, z. Tyler Truby, Atashe i ICITAP-it për kundërterrorizëm në rajonin e Ballkanit, dhe z. Randy Wilson, Koordinator për Ballkanin i Departamentit të Shtetit për Kundërterrorizëm.

Drejtori i Përgjithshëm, z. Dibrani, vlerësoi lart mbështetjen e ICITAP-it, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model për të gjithë rajonin.

ICITAP mbetet një nga partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua