Live

Abdixhiku kujton Afrim Bunjakun: Hero i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës

09:58 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari Lumir Abdixhiku përkujton heroin Afrim Bunjaku, në 1-vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku tha se ai u vra nga pjesëtarë të një grupi terrorist të sponzorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

“Sot, më 24 shtator është bërë viti që nga rënia në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, e policit-hero, Afrim Bunjaku.

Ai u vra nga pjesëtarë të një grupi terrorist të sponzorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Afrim Bunjaku është heroi, i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje.

Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri.

Afrim Bunjaku mbetet përherë në kujtesën shtetërore si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës.

I përjetshëm kujtimi e nderimi për Afrim Bunjakun. Lavdi e përjetshme!”

Shpërndaje në

U Kopjua