Live

Kosova importoi mallra në vlerë mbi 582 milionë euro vetëm në muajin gusht

15:24 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht të këtij viti.

Në të dhënat e tyre, thuhet se dificiti tregtar për gusht ka arritur në 9.4 përqind, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 9,4% në muajin gusht 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 498,5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 455,8 milionë eurosh në vitin 2023”, thotë raporti i ASK-së.

Ndërkaq, sa i përket eksportit, kanë bërë të ditur se është mbuluar me vetëm 14,4 përqind.

“Eksporti mbulon importin me vetëm 14,4%. Eksporti i mallrave në muajin gusht 2024 kishte vlerën 83,5 milionë euro, ndërsa importi 582,0 milionë euro, që është një rritje prej 24,0% për eksport, si dhe një rritje prej 11,2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”., thuhet tutje.

Shpërndaje në

U Kopjua