Live

Kurti viziton për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të Havës

15:39 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen Jashari në Prekaz, pasi të hënën ka vdekur Havë Jashari, motra e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Përmes një komunikate për media, thuhet se Kurti u mirëprit nga Rifar Jashari, vëllai i të ndjerës, si dhe anëtarë të tjerë të familjes, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit. Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua