Live

Osmani takohet me kryeshefen e MCC-së, e falënderon për marrëveshjen 236 milionëshe

17:54 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.

Gjatë takimit, Osmani e ka falënderuar Albright për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë së Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tone”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua