Live

Latifi: Afrimi ishte i rrënjosur në një traditë të madhe të Bunjakëve të Samadrexhës, prandaj ishte aty më 24 shtator 2023

18:27 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi tha se “Bunjakët e SAmadrexhës ishin gjithmonë aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni”, ndërsa e përkujtoi me një postim në Facebook Afrim Bunjakun, rreshterin e Policisë së Kosovës që u vra para një viti në sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Filozofi gjerman Martin Heidegger, në një intervistë të tij, thotë se nga përvoja njerëzore dhe historia e dimë se çdo gjë thelbësore dhe madhështore buron nga fakti se njerëzit kanë një atdhe dhe janë të rrënjosur në një traditë”, shkroi Latifi.

Ai thotë se Afrim Bunjaku ishte “i rrënjosur në një traditë të madhe”.

“Afrim Bunjaku kishte një atdhe dhe ishte i rrënjosur në një traditë të madhe, në traditën e Bunjakëve të Samadrexhës, të cilët ishin gjithmonë aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni. Prandaj edhe ai ishte aty ku ndodhi 24 shtatori i vitit 2023. Për të mbetur emri dhe imazhi i asaj dite”, shkroi Latifi.

Shpërndaje në

U Kopjua