Live

SBAShK zhvillon takime të ndara me shefat e Grupeve Parlamentare të AAK-së e PDK-së

13:15 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka zhvilluar takime të ndara me shefat e Grupeve Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet që përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar mbështetje në nismën legjislative duke e votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për skemat pensionale të financuara nga shteti, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Me qëllim që të informojë shefat e Grupeve Parlamentare lidhur me nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248 dhe për të kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve nga këto subjekte politike, pas takimit me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur takime të ndara edhe me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri”, thuhet në postimin e tyre në Facebok.

Po ashtu, gjatë takimeve të ndara, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nën shoqërinë e nënkryetares dhe koordinatorit për organizim të brendshëm, i kanë informuar shefat e Grupeve Parlamentare, lidhur me arsyen e kësaj nisme, angazhimet e deritanishme dhe për aktivitetet që do të bëhen.

“Edhe në këto dy takime të ndara kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtarin ligjor Blendor Shatri, kanë informuar shefat e Grupeve Parlamentare të AAK-së Besnik Tahiri dhe Abelart Tahiri lidhur me arsyen e kësaj nisme legjislative me qytetarë, për angazhimet e deritashme dhe për aktivitetet që do të bëhen deri te momenti i dorëzimit të mijëra nënshkrimeve në mënyrë solemne te kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, që do të bëhet në fillim të javës së ardhme”, thuhet tutje njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua