Live

Elshani: Kemi bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në veri

14:48 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në pjesën e veriut të vendit.

Në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ai ka deklaruar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një bashkëpunim i tillë.

“Statistikat e tregojnë më së miri se a jemi duke ecur para apo mbrapa me bashkëpunim, ne kemi më shumë raste të raportuara në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit se sa vitit 2022 , më shumë se kur shumica e policëve kanë qenë kosovarë me etni serbe”.

“Dyert janë të hapura për qytetarët gjatë tërë kohës komunikojmë me ata, konsiderojmë se bashkëpunimi është shumë i mirë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Elshani.

Shpërndaje në

U Kopjua