Live

Kica-Xhelili: Ca marioneta të VV-së qenkan djegur keq !

21:50 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja Hykmete Bajrami sot i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ministrit Hekuran Murati. Duke e quajtur si kontabilist, deputetja e LDK-së vlerëson se ministri Murati po manipulon me shifra.

E pas deputetës Bajrami, ka reaguar dhe dhe deputetja Doarsa Kica Xhelili, e cila ka thënë se disa marioneta të VV-së janë djegur keq nga demolimet që deputetja Bajrami i bëri Qeverisë për propagandë me numra.   

“Ca marioneta të VV qenkan djegur keq nga demolimet që Hykmete Bajrami ua bëri qeverisë për propagandën me numra.  E, interesant, asnjë fjalë nuk po e thonë për prokurorinë speciale e arsyet pse u ftua në intervistë Dejona. Hë? Asgjë? Hiç? Diçka për mesazhet me Nagipin? Veç vazhdoni mbani shpresë që populli ha bar! “, ka shkruar Kica -Xhelili në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...