Live

Kurti takohet me Kryediplomatin e Luksemburgut, përmend fuqinë punëtore si përparësi për investitorë të huaj

18:37 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, në New York, ku Kurti po qëndron për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të ZKM’së, Kurti dhe Bettel kanë diskutuar rreth raporteve ndërshtetërore, nivelit të zbatueshmërisë dhe përfitimet nga marrëveshjet bilaterale që dy vendet kanë në fusha të ndryshme, dhe për mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare që viteve të fundit kanë shënuar një trend të rritjes.

Kurti ka përmendur edhe fuqinë punëtore profesionale, “si përparësi që Kosova ka për investitorë të huaj”, shkruan Reporteri.net.

“Ai veçoi avancimin dhe potencialin që vendi ynë ka në fushën e informacionit dhe shërbimeve digjitale, dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në drejtim të tranzicionit energjetik, energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike që ndikojnë për të mirë si mjedisin ashtu edhe ekonominë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...