Live

Publikohen fotografitë nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

19:00 / 28 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kanali zyrtar i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar, ka shpërndarë disa fotografi të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike po i bën në Kosovë.

Në postimin e tyre në platformën ‘’X’’, kanë shkruar se kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike, thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, shkruhet në kanalin Defence Operations në X.

Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë nga Britania e Madhe në kuadër të KFOR-it.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...