Live

Sipas GAP-it, Smajl Latifi ka arritur të zbatoj gati të gjitha premtimet që ai ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore

14:10 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për rreth tri vite Qeverisje ka arritur thuajse të zbatoj në tersi të gjitha premtimet që ai ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore.

Bazuar në të dhënat që ka prezantuar Instituti GAP te monitorimi i punës së kryetareve të komunave të Kosovës shihet se Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit prej 84 premtimeve sa ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore për tri vit Qeverisje ka arritur të përfundoj në tersi 53 prej tyre, deri sa 21 për momentin janë gjysmë të përmbushura.

Gjithashtu edhe 8 premtime tjera tashmë kanë filluar të zbatohen në praktikë, deri sa vetëm 2 premtime që ai ka dhënë gjatë fushatës nuk kanë filluar fare të zbatohen në tersi.

Bazuar në të dhënat e prezantuara nga Instituti GAP shihet se Latifi është ndër kryetaret e pakët që në tersi ka arritur të përmbush premtimet që ai ka dhënë para elektoratit të tij në Rahovec.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...