Live

Kurti mban sot ligjëratë në Universitetin Yale, do të flasë mbi rrugëtimin e Kosovës 25 vjet pas çlirimit

18:03 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti do të mbajë sot ligjëratë në Universitetin Yale, përkatësisht Shkollën Jackson për Çështje Globale, në Connecticut të ShBA-së, mbi rrugëtimin e Kosovës 25 vjet pas çlirimit, shkruan Reporteri.net.

Për këtë ligjëratë ka njoftuar edhe vetë Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”.

“Sot, në orën 12:10 këtu në New Haven dhe 18:10 në Kosovë, do të mbaj ligjëratën inauguruese me rastin e themelimit të @JacksonYale Qendra Blu për Vlerësimin Strategjik Global, nën titullin “Kosova 25 vjet pas çlirimit: Progresi demokratik dhe një ekonomi në rritje — dhe kërcënimi në rritje i Rusisë dhe Serbisë”. Bashkë-sponsorizuar nga @YaleLawSchool”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...