Live

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër pritet t’i ndajnë rrugët me Vetëvendosjen e Albin Kurtit

20:02 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër pritet të ndajnë rrugët me këtë parti.

Ata nesër pritet ta zyrtarizojnë koalicionin me dy parti tjera. Për këtë çështje deputeti Rrahmani ka thirrur konferencë për media.

“Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...