Live

Haradinaj: Qasja vetizoluese e Qeverisë ka bërë që Kosova të përjashtohet nga harta e investimeve të jashtme, duhet ndryshim urgjent

12:09 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me qasjen vetizoluese të Qeverisë, Kosova është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se këtë e ka theksuar edhe i Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të rajonit.

Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe një ndër partnerët tanë kryesorë. Për fat të keq, me qasjen vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës, vendi ynë është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme. Këtë e theksoi edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku konfirmoi shqetësimin tonë se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të tjera të rajonit”, shkroi ai.

Sipas Haradinajt, vetizolimi i Kosovës po sjellë jo vetëm dëme politike, por edhe ekonomike.

Ai thekson se Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit.

Vet-izolimi i Kosovës po na sjell jo vetëm dëme politike, por edhe dëme të mëdha ekonomike. Kjo po reflektohet qartë në largimin masiv të fuqisë punëtore dhe mungesën e vendeve të reja të punës për shkak të mungesës së investimeve.

Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit. Ne kemi potencial në inovacion dhe zhvillim, por për të përfituar nga ky potencial, na duhet një mentalitet i ri qeverisës”, shtoi më tej Haradinaj.

Ndryshe, emisari gjerman Sarrazin, në Forumin e dytë ekonomik gjermano-kosovar, i cili po mbahet në Prishtinë ka thënë se kompanitë që duan të investojnë në ndonjërin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e shikojnë edhe potencialin që e jep rajoni si i tërë.

Prandaj, ai tha se aktualisht shumica e investitorëve shkojnë në Serbi sepse duan të bëjnë biznes me tërë rajonin. Ai thotë se kjo duhet të ndryshohet dhe që investimet të vijnë edhe në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...