Live

Procesi i Berlinit: Kusari e bindur se do të marrin pjesë pas 10 ditësh, u gëzohet takimeve ministrore “që s’u penguan”

20:01 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Nën paralajmërimet për mundësi të përjashtimit nga Procesi i Berlinit, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, takimet në nivel ministror që janë mbajtur së fundi, po i cilëson si “të papenguara”. Shefja e deputetëve të këtij subjetki politik, Mimoza Kusari – Lila ka folur për pjesëmarrjen në nivel ministror, si së fundi ku ishte Donika Gërvalla – Schwarz, ndërsa është shprehur e bindur edhe për pjesëmarrjen e plotë në takimin e nivelit të lartë që mbahet më 14 tetor.

Eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, siç ndodhë zakonisht, pas deklaratave të emisarit gjerman, Manuel Sarrazin në lidhje me zhbllokimin e CEFTA-s, kishin sulmuar diplomatin gjerman përmes shkrimeve në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

“Për besë kjo nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati” – kishte thënë deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave të para pak javësh, tashmë partia e drejtuar nga Albin Kurti është e bindur se do të ketë zgjidhje, madje, brenda 10 ditësh.

Duke folur në lidhje me këtë, Mimoza Kusari – Lila tha se do të ketë përmbyllje të suksesshme me të gjitha vendet që janë pjesë e Procesit të Berlinit, duke i përmendur takimet e ministrave të Qeverisë Kurti, për të cilat, thotë se “shkuan të papenguara”.

Gjithashtu edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve institucional politik dhe të tjerëve të Kosovës, në këto ditë ka qenë e papenguar, ka pasur pjesëmarrje në nivelin ministror dhe pritet edhe takimi i nivelit të lartë në Procesin e Berlinit që mbahet më 14 tetor dhe jam e bindur gjithashtu që deri në atë ditë do të kemi pjesëmarrje të plotë bashkë me përfaqësuesit tjerë.” – tha ajo të premten në emisionin “60 minuta”.

“Në këtë mes, besoj se do të gjindet zgjidhja brenda një periudhe 10 ditore prej tash deri në Procesin e Berlinit dhe besoj se zgjidhja do të jetë që as nuk e cenon sigurinë e vendit tonë por as nuk i vendosë pengesë pjesëmarrjes së Kosovës në një proces aq të rëndësishëm si Procesi i Berlinit.” – shtoi tutje Kusari-Lila.

Gjermania si inicuese e Procesit të Berlinit ka kërkuar nga Kosova që të heq ndalesën ndaj mallrave serbe, e vendosur pas rrëmbimit të tre policëve vitin e kaluar nga ana e Serbisë, dhe në këmbim të kësaj, t’i ofrojë vendit që ta heq UNMIK-un si përfaqësues në CEFTA.

Kërkesa u bë publike pas disa vizitave të emisarit gjerman, Manuel Sarrazin në Kosovë. Ndërkohë, kryediplomatja Gërvalla, e cila para pak ditësh mori pjesë në një takim të nivelit ministror për Procesin e Berlinit, kishte folur me tone të ashpra për të dërguarin e kancelarit Olaf Scholz.

Kryediplomatja e cilësoi si “të ngutshme” dhe “gabim të madh” paraqitjen e emisarit Sarrazin në mediat vendore, prej ku sipas saj, “bëri presion ndaj Qeverisë”, transmeton Nacionale.

“Supozim është se procesi është në vazhdim e sipër, nuk ka përfunduar, është e ngutshme që Manuel Sarrazin në Prishtinë, në media të japë deklarata që shihen si presion ndaj njërës palë, është gabim i madh, nuk është qasja që krijon partneritet, sepse Kosova nuk është koloni e askujt, absolutisht s’është koloni e askujt, është e qytetarëve të saj, e fituar me shumë gjak e djersë.” – tha Gërvalla të premtën në “DPT të Fidani”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...