Live

Lumir Abdixhiku: Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune dhe paga të dinjitetshme

08:38 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po vazhdon vizitat në fshatra të ndryshëm ku po takon qytetarë. Së fundmi ai ka qëndruar në fshatrat Astrazun e Ngucat të Malishevës, ku ka thënë se qytetarët po përballen me ngritjen e çmimeve, mungesën e gjërave bazike.

Ai thotë se me një udhëheqje të duhur të vendit mund të krijohen vende të reja pune, të përmirësohet arsimi, të ofrohen paga të dinjitetshme, shkruan KosovaLive.

Postimi i tij:

Sonte, vizitat në familje i vazhdova në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë.

U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme.

Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...