Live

Rritja e manganit në liqenin e Badovci, Mjeku: Nuk ka vend për panik, uji është i pijshëm

08:53 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Zëdhënësja e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka ftuar qytetarët që të mos shqetësohet me për rritjen e manganit në Liqenin e Badocit.

Ajo i ka ftuar qytetarët që të marrin ujë për pije nga autobotet dhe të mos blejnë.

Ne emisionin “Edicionin Special” në Klan Kosova, Mjeku ka thënë se ujë që dërgon kjo kompani është i pijshëm.

“Qytetarët i inkurajojmë që të marrin ujë për pije nga autobotët, dhe mos të blejnë ujë për pije sepse uji që ne e dërgojmë përmes autoboteve është i përshtatshëm për konsum”, ka thënë Mjeku, raporton Klan Kosova.

Sipas saj, uji i njëjt mund të përdoret për të gjitha qëllimet.

“Nuk ka vend për panik, ata ujë nuk duhet ta përdorin për pije dhe përgatitje të ushqimit, por mund ta përdorin për pastrim, pasi mangani nuk ndikon në lëkurë”, është shprehur ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...