Live

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

16:28 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Prekazi tha se incidenti me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në jug të Mitrovicës.

“I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Sipas informacioneve ai është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit”, tha Prekazi

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimi e të dyshuarit për kryerjen e veprës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...