Live

Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve vizitojnë veriun: Të gatshëm të kontribuojmë për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor

19:35 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë sot tek Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera të veriut të vendit.

Në njoftimin e NATO-së thuhet se ARF është e gatshme që të kontribuojë për stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimorë.

“Sot, oficerët e lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të Dislokueshëm të NATO-s në Itali #NRDCITA ishin në veri të Kosovës me personelin e Komandës Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO. 

Personeli i ARF-së aktualisht është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit. Ata po kryejnë aktivitete të ndryshme trajnimipër të identifikuar kërkesat për mbështetje logjistike, infrastrukturore dhe operative, në rast të një rritjeje të konsiderueshme të qëndrimit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Personeli i Forcës Aleate e Reagimit aktualisht, sipas KFOR-it është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...