Live

Katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit, dy persona arrestohen

10:29 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Gjatë 24 orëshit të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.

Nga një rast është lajmëruar në Prishtinë, Ferizaj, Pejë dhe Malishevë.

Lidhur me këto raste, dy persona janë arrestuar, tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, ndëresa një tjetër ndodhet në arrati.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 05.10.2024 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar/e, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ferizaj / 05.10.2024 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 05.10.2024 – 14:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë / 05.10.2024 – 18:20. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, pasi që dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...