Live

Aksident mes një veture dhe minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

12:16 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një minibusi me targa të huaja.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se dyshohet për disa persona të lënduar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njësitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilët janë dërguar për trajtim mjeksor. Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...