Live

Aksidenti tragjik te Liqeni i Badovcit, Haradinaj kërkon nga policia të zbardhë rrethanat e rastit

12:30 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rastit tragjik mbrëmë ku një veturë ra në Liqenin e Badovcit, e që si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Haradinaj në një postim në Facebook kërkon nga Policia e Kosovës të zbardhë rrrethanat e rastit.

“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, ka shkruar Haradinaj.

KosovaLive raportoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë kërkuar për më shumë se shtatë orë viktimat të cilat janë gjetur mëngjesin e sotëm.

Lidhur me rastin u deklarua edhe policia, ku zëdhënësja për Prishtinë, Flora Ahmeti tha se ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...