Live

Rama ngushëllon familjet e tre të vdekurve në Liqenin e Badovcit: Jemi me ju në këtë moment të vështirë

13:44 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit me tre të vdekur në Liqenin e Badovcit, shkruan Reporteri.net.

Në Facebook, Rama i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit.
Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...