Live

Haradinaj pritet në Ambasadën amerikane, nga Hovernier

13:43 / 07 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur sot në Ambasadën amerikane nga ambasadori Hovernier. Ish-kryeministri ka bërë të ditur se në takim kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

“Në Ambasadën Amerikane, një takim përmbajtësor me Ambasadorin z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike.
E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës.
Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm” shkruan Haradinaj në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...