Live

Lëndohen dy punëtorë në Trepçë, shkak intensiteti i lartë i rrymës në një trafo

17:15 / 07 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Dy punëtorë, njëri i ndërmarrjes Trepça e tjetri i operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), janë lënduar mesditen e sotme pas një ndërhyrjeje të një trafoje brenda ndërmarrjes. Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ndërmarrjes “Trepça”, Donika Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Donika Osmani, ka thënë se incidenti ka ndodhur saktësisht te Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike.

Ajo ka shtuar se që të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë mesditës, ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intensitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes ‘Trepça’, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Ata gjenden jashtë rrezikut për jetë. Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...