Live

Policia në veri sekuestron një kallashnikov, granata e pajisje të tjera ushtarake, Elshani: Dy persona në kërkim

18:46 / 07 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona pasi në shtëpinë e tyre në Mitrovicën e Veriut ka gjetur e sekuestruar armë e mjete të tjera ushtarake.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Elshani tha se fillimisht, Policia ka marrë njoftim se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike.

Sipas tij Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje dhe ka sekuestruar:
1.  AK-47; granata Dore M-75;  radiolidhje; antiplumba; kapelë; dorëza;  çanta jshtarake; karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës; harta; rrip brezi; sprej;  thikë; shall kamufllazhi etj

“Dy persona të dyshimtë njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë has në shtëpi por tashmë janë shpall si persona në kërkim.”, tha Elshani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...