Live

Ndryshimi i masave ndaj Serbisë, Stano: BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në gjithë Ballkanin Perëndimor

12:22 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s.

Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për portalin serb Kosova Online i pyetur për të komentuar vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës lidhur me ndryshimin e masave të sigurisë për produktet serbe në Merdarë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Stano tha se tregtia e lirë në përputhje me rregullat e CEFTA-s është vendimtare për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe është një pjesë integrale e Planit të Rritjes për rajonin dhe të dyja përfaqësojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit” tha Stano.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...