Live

Kurti në Gjermani më 12 dhe 13 tetor për takime me mërgatën

15:02 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë drejt Gjermanisë për takime me mërgatën.

Sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje, shefi i qeverisë do të qëndrojë në Gjermani më 12 dhe 13 tetor.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Gjermani, ju informojmë se me datë 12 dhe 13 tetor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë takime me bashkatdhetarët tanë në Gjermani.

Tubimet do të mbahen sipas orarit të mëposhtëm:

Më 12 tetor 2024 në München (Heidemannstrasse. 190939 prej orës 12:00-14:00) dhe Stuttgart (Stuttgarterstr. 6570806 prej orës 17:15-19:30).

Më 13 tetor 2024 në Köln (Claudiastr. 2C51149, Köln prej orës 12:30-15:00) dhe Berlin (Hermanstr/Rollbergstrasse. 214-216, 12049 Berlin prej orës 18:45-21:00).
Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këto takime”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...