Live

Osmani: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe integrimin në institucionet euroatlantike

15:34 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Tivat ku dhe po mbahet Procesi i Bërdo-Brione, ka falënderuar homologët, atë të Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi për takimin e liderët rajonal, shkruan Gazeta Online KosovaLive.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se bashkë patën mundësinë të diskutojnë vizionin për të ardhmen e rajonit.

“Falënderoj Presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patëm mundësinë ta diskutojmë vizionin tonë për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tha se Kosova vazhdon përkushtimin për bashkëpunim rajonal dhe qëllimin e integrimit në institucionet euroatlantike.

“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar presidentja Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...